“Ktheja çantën dhe numëroja lekët”, Dash Sula: Ja pse jam politikani më i pakorruptuar

“Ktheja çantën dhe numëroja lekët”, Dash Sula: Ja pse jam politikani më i pakorruptuar

I ftuar ketë të diel në “E diell” ishte politikani Dashnor Sula. Ish-deputeti tregoi një anë të panjohur, familjen, prindërit dhe jetën jashtë politikës. Detaje pikante dhe histori plot të papritura, ndërsa u shpreh se është politikan i pakorruptuar. Ai tregoi sesi para 30 vitesh bashkëshortja e tij fitonte shumë parë për atë kohë, pasi punonte si notere. “Bashkëshortja prej 31 vitesh punon si notere. Nuk jam diamant i politikës, por njeri i pakorruptuar. Për një arsye shumë të thjeshtë, Elida ka shënjuar shumë në jetën time.Fitonte goxha para, unë fitoja 60 mijë lekë në atë kohë, ajo fitonte 250- 300 mijë lekë në ditë. Vinte e lodhur nga puna, unë numëroja lekët. Atëherë 5 mij lekëshi ka qenë më i madhi”, tregoi Sula.