Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Më shumë apo më pak bashki?/ Haxhimali: Qeveria kërkon një numër më të vogël bashkish
Eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali komentoi për ‘News Room’ bisedimet për një reformë të re territorial mes qeverisë dhe opozitës. Haxhimali tha se qëndrimi i qeverisë është për një numër më të vogël bashkish, ndërsa opozita kërkon një numër më të madh. Sipas ekspertit, me reformën e mëparshme u kërkua që bashkitë e vendit të ishin prodhuese, por shumica prej tyre mbetën në statusin e ‘konsumatorit të fondeve të qeverisë’. “Mazniku tha se duhet të krijojmë njësi të operojnë në të njëjtën linjë me dinamikën e qeverisë për integrimin dhe çështje të tjera. Bashkitë që kemi sot, nuk iu përgjigjën dinamikës së qeverisë qendrore. Ngelën më shumë të mbyllura. Ka një sërë arsye, por lidershipi dhe stili lë shumë për të dëshiruar. Këto 61...