Sulmi me pesë viktima në Bejrut, Hezbollahu: Izraeli ka kaluar një vijë tjetër të kuqe

Sulmi me pesë viktima në Bejrut, Hezbollahu: Izraeli ka kaluar një vijë tjetër të kuqe

Mahmoud Qomati, një zyrtar i lartë i Hezbollahut ka komentuar sulmin izraelit në Bejrut. “Izraeli ka kaluar një vijë tjetër të kuqe”, tha ai, duke konfirmuar se “një figurë e rezistencës” ishte shënjestruar, por se rezultatet e bastisjes nuk dihen ende. Të paktën pesë persona u vranë nga sulmi izraelit që goditi tre kate të një ndërtese 10-katëshe në lagjen Haret Hreik në Bejrutin jugor. Pas sulmit ndaj shefit të shtabit të Hezbollahut në Bejrut, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, përsëriti qëndrimin e prerë të Izraelit. “Ne do të vazhdojmë të veprojmë me forcë për të parandaluar çdo kërcënim ndaj banorëve të veriut dhe ndaj Shtetit të Izraelit. Kushdo që ngre dorë kundër Izraelit do të ndërpritet”, kërcënoi Katz, duke iu referuar drejtpërdrejt sulmit ndaj...