“Kryebashkiaku i Lezhës arrogant, nuk bie…”/ Deputeti Gjoni, akuza të ashpra: Shteti është narko-diktaturë

“Kryebashkiaku i Lezhës arrogant, nuk bie…”/ Deputeti Gjoni, akuza të ashpra: Shteti është narko-diktaturë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të Bashkisë së Lezhës, duke e cilësuar mënyrën e tij të komunikimit si një “batak” dhe “llum kënete”, në të cilin refuzon të përfshihet. Gjatë intervistës televizive, Gjoni deklaroi se nuk ka asgjë të përbashkët intelektualisht me kryebashkiakun dhe se misioni i tij nuk është të krijojë debate me drejtuesit e institucioneve, por të jetë pranë qytetarëve që e kanë zgjedhur. Sipas deputetit, sjellja e pretenduar arrogante dhe prepotente e kryetarit të bashkisë nuk shfaqet vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, por është një model i qëndrueshëm komunikimi edhe me qytetarët, sipërmarrësit dhe vetë punonjësit e administratës së tij. “Ka një dozë të shtuar të arrogancës dhe prepotencës në raport me njerëzit,” theksoi Gjoni,...