“Zyrtarja më e korruptuar, në histori”/ Bardhi reagon ashpër: Kush fshihet pas projektit të Belinda Ballukut

“Zyrtarja më e korruptuar, në histori”/ Bardhi reagon ashpër: Kush fshihet pas projektit të Belinda Ballukut

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të tjera për korrupsion ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është pezulluar tashmë nga detyrat e saj me vendim të Gjykatës së Posaçme. Bardhi ka sjellë në vëmendje rastin e dhënies së një leje për ndërtimin e një centralit gjenerues fotovoltaik prej 82 megavatësh në fshatin Boçovë, Bashkia Fier, që u shpall fitues nga Balluku kompania “Albanian Solar Power”. Sipas tij, përfitues i projektit rezulton të jetë shtetasi Engjëll Agalliu, një punonjës i thjeshtë i kompanisë “Salillari”, i cili, sipas Bardhit, nuk ka kapacitetet teknike dhe financiare për të realizuar një projekt me vlerë investimi rreth 80 milion euro. “Ky është një tjetër rast që dëshmon se Belinda Balluku...