Balina Bodinaku: Dy muaj nuk më foli burri kur pranova të isha opinioniste e BBVA

Balina Bodinaku: Dy muaj nuk më foli burri kur pranova të isha opinioniste e BBVA

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Balina Bodinaku, ka bërë një rrëfim në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku ka zbuluar se pjesëmarrja e saj në formatin e suksesshëm televiziv solli një periudhë të tensionuar në jetën private. Balina tregoi se bashkëshorti i saj, Andi, nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e saj për t’u bërë opinioniste në BBVA dhe se situata u përkeqësua deri në atë pikë sa për dy muaj rresht nuk i kishin folur njëri-tjetrit. “Kur unë pranova të isha opinioniste e BBVA, Andi nuk ishte pro. Nja dy muaj nuk kemi folur. Nuk ishte betejë, ishte kokëfortësi, thjesht kokëfortësi,” rrëfeu Balina. Ajo sqaroi se nuk ka pasur grindje të madhe mes tyre, por një ngërç të krijuar nga vendosmëria e...