Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Eneda Tarifa surprizon me deklaratën e saj: Big Brother VIP do ta prezantoja që nesër
Këngëtarja, moderatorja dhe kantautorja Eneda Tarifa ishte një nga të ftuarat në këndin e Podfest, ku u intervistua nga gazetari Olti Curri. Eneda nuk i anashkaloi pyetjet pikante, duke dhënë disa përgjigje që menjëherë tërhoqën vëmendjen e publikut. Në mesin e pyetjeve më intriguese ishte ajo për Big Brother VIP, një spektakël që prej tre vitesh ka dominuar skenën e televizioneve shqiptare. E pyetur nëse do të pranonte ta moderonte një format kaq të madh, Eneda u shpreh pa hezitim se jo vetëm që do ta moderonte, por është gati ta prezantojë që nesër, nëse do t’i jepej mundësia. “Do e prezantoja patjetër, që nesër po të më jepej mundësia. Është i këndshëm, nuk e kam frikë, sidomos kur je dhe producent, jo vetëm prezantues...