Ministri Salla nga Korça: Po punojmë për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumenjve

Ministri Salla nga Korça: Po punojmë për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumenjve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka vizituar Korçën mbrëmjen e sotme më 23 nëntor, për shkak të situatës së krijuar atje prej disa ditësh nga moti i keq. Në një deklaratë për mediat, Salla ka theksuar se po punohet intensivisht për të mbyllur çarjet e krijuara në argjinaturat e lumenjve dhe për të shmangur përmbytjet në tokat bujqësore. “Siç e shikoni, jemi bashkë me ministrin e mbrojtjes dhe ekipin e Agjencisë Civile, ku bashkë me bordin e kullimit dhe bashkia patjetër, që ka qenë gjithë kohës prezente në situatën që ka ndodhur ditët e fundit, ne kemi disa çarje në disa nga argjinaturat e disa lumenjve. Këtu jemi në një nga rrugët ku ne jemi duke shkuar për në çarje, në mënyrë...