“Dhjetëra hektarë tokë bujqësore, nën ujë”/ Përmbytjet në Berat, reagon Eno Bozdo: Hajdutëria nuk paska fund

“Dhjetëra hektarë tokë bujqësore, nën ujë”/ Përmbytjet në Berat, reagon Eno Bozdo: Hajdutëria nuk paska fund

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Dimal e Kuçovë mbyten nën ujë, një panoramë e trishtë e dështimit shtetëror para syve të qytetarëve. Kështu shkruan në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së, Eno Bozdo. Përmbytjet nuk janë më fatkeqësi natyrore, janë pasojë e drejtpërdrejtë e korrupsionit dhe neglizhencës së pushtetit vendor e qendror, që prej vitesh raporton punë të bëra vetëm në letra, ndërsa kanalet kulluese mbeten të bllokuara, shkruan ai. Bozdo ngre alarmin për situatën dramatike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për fermerët e goditur. Reagimi i plotë: Me dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Qarkun e Beratit, e në veçanti Dimal dhe Kuçovë, tashmë janë nën ujë.Fermerët po vuajnë përmbytjet jo vetëm si pasojë e motit të ngarkuar, por sepse askush, as bashkitë...