Aksident i frikshëm/ Makina del nga rruga, dhe futet në lokal, detajet e para

Aksident i frikshëm/ Makina del nga rruga, dhe futet në lokal, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gostim – Mollas në Cërrik. Një automjet është futur në brendësi të një lokali ndërsa 3 persona raportohet të jenë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën. Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia ndërsa po hetohen rrethanat e qarta që shkaktuan aksidentin.