E TRISHTË – Ndahet nga jeta pedagogia shkodrane, lë pas kontribut të shquar në studimet e letërsisë…

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Fatbardha Hoxha (Fishta), pedagoge e përkushtuar e Departamentit të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Gjatë dekadave të punës së saj në universitet, Prof. Hoxha u shqua për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në studimet e letërsisë shqiptare të shekujve XIX–XX. Ajo ka lënë gjurmë të çmuara me punimet e saj mbi figurën e Pashko Vasës, si dhe me rolet e rëndësishme të mbajtura ndër vite, ndër to: kryeredaktore e Buletinit Shkencor, Seria e Shkencave Shoqërore, dhe drejtuese e Departamentit të Letërsisë Shqipe.
Trashëgimia e saj akademike dhe humane do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje nga kolegët dhe brezat e studentëve. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit akademik. U prehtë në paqe!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!