Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Do ta godasim Hamasin dhe Hezbollahun sa herë që thyejnë armëpushimin”, Netanyahu: Nuk marrim leje tek askush për veprimet tona
Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hamasin dhe Hezbollahun për shkeljet e tyre të armëpushimit, tha Benjamin Netanyahu në fillim të mbledhjes së tij javore të kabinetit, duke theksuar se IDF do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar kërcënimet e reja. Netanyahu theksoi se Izraeli vazhdon të kryejë operacione “në shumë fronte”. “Këtë fundjavë, IDF goditi objektiva në Liban dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që Hezbollahu të mos rifitojë aftësinë për të na kërcënuar”, tha ai. Të shtunën, Forcat Ajrore Izraelite nisën një seri sulmesh ajrore kundër pozicioneve të Hezbollahut në të gjithë Libanin, ndërsa në operacione të ndara njoftoi se dy anëtarë të organizatës u vranë në sulme me dronë në...