Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Balluku përgjegjëse për vjedhjen e 260 milionë euro”/ Dëmtimet në aksin Qafë Plloçë–Qukës, flet deputeti Kreka
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Fidel Kreka, ka reaguar pas shembjes së disa segmenteve të rrugës Qafë Plloçë–Qukës, që u dëmtuan menjëherë pas reshjeve të para të këtij sezoni. Në një postim në rrjetet sociale, Kreka rikujton pyetjen që i kishte drejtuar vetëm pak ditë më parë zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur me fondet e këtij projekti: “Kush i vodhi 260 milionë euro të kësaj rruge?”. Sipas tij, fakti që aksi i shpallur si “investim strategjik” dhe që duhej të ndërtohej me “standarde europiane” nuk arriti të përballojë as reshjen e parë, tregon se ka shqetësime serioze mbi mënyrën si janë menaxhuar fondet publike dhe proceset e ndërtimit. Kreka thekson se ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë për projekte infrastrukturore...