Dyfishohet popullsia e pandave gjigande në dekadën e fundit

Dyfishohet popullsia e pandave gjigande në dekadën e fundit

Popullsia e pandave gjigante në struktura speciale në Kinë është thuajse dyfishuar gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 808, deklaroi kreu i Administratës Kombëtare të Pylltarisë dhe Kullotave, Liu Guohong, në Konferencën Globale të Partnerëve të Pandave 2025, mbajtur në Chengdu, kryeqendra e provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore, citon “Xinhua”. Sipas tij, kjo rritje ka krijuar një grup të qëndrueshëm shumimi për këtë specie. Popullsia e pandave përfaqëson një rritje të konsiderueshme nga 422 të regjistruara në fund të vitit 2015. Liu ia atribuoi këtë rezultat pozitiv përmirësimit të kërkimit të shumimit, duke përfshirë krijimin e një aleance kombëtare inovacioni për ruajtjen e pandave gjigante, e cila bashkon burimet për studimin e çështjeve kyçe si diversiteti gjenetik. Kina ka përmirësuar mbrojtjen e habitateve të...