Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Janë shpifje të qëllimshme”, Këlliçi: Do t’i ndjek në rrugë ligjore! Nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të gazetarit Almer Toska, se ka biseduar me Evis Berberin për pagesa në protestën e gjatë para bashkisë Tiranë. Këlliçi ka shkruar se e gjithë kjo për të është shpifje dhe se do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore. “Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit. Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike,...