No Image Available

Berisha ankohet në Brazil dhe nxin Shqipërinë: BE nuk na dëgjon për narkoshtetin

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka pranuar se Bashkimi Europian nuk u jep peshë akuzave të tij se Shqipëria është shndërruar në një narko-shtet. Komentet i bëri gjatë një forumi të partive të qendrës së djathtë në Brazil, ku bëri me dije se është miratuar edhe një rezolutë që ngre shqetësime për situatën politike në vend. “Në Europë, askush nuk do të na dëgjojë të flasim për narko-shtetin. Ky është një problem i madh. E kundërta, ndonjëherë na sulmojnë pse ne flasim për narko-shtetin. Kushdo që lexon dhe shikon, Shqipëria i plotëson të gjitha kriteret për të qenë një narko-shtet”, tha Berisha.