Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra, dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun/Ja vendimi i qartë, për vartësit
Zbardhet vendimi i GJKKO pas seancës së zhvilluar të shtunën, me kërkesë të SPAK, për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve e kritereve të zbatimit të masës së sigurimit për zv/kryeministren Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj. Në vendimin e saj, trupa e gjyqtarëve të GJKKO, e drejtuar nga Erjon Çela vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme...