“Hetim dhe transparencë të menjëhershme”/ Bllokimi i aksit, Kaso: Rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë

“Hetim dhe transparencë të menjëhershme”/ Bllokimi i aksit, Kaso: Rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë

Shembja dhe bllokimi i segmentit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ka sjellë reagime nga drejtues të Partisë Demokratike. Deputeti Ivi Kaso i është kundërvënë qeverisë, duke theksuar se për ndërtimin e kësaj rruge e cila mundësua me një kostot që shkoi në 260 milionë euro, janë harxhuar shumë më tepër se sa parashikohej, pa siguruar standardet e nevojshme për siguri. Ai e ka cilësuar si një skandal dhe kërkon hetim për të kuptuar shkaqet e shembjes dhe bllokimit të rrugës Qukës- Qafë Plloçë. “Shembet dhe bllokohet rruga Qukës-Qafë Plloçë, e inauguruar 3 herë përpara zgjedhjeve në fushatë, dhe hapur përfundimisht në shtator. Pavarësisht se në 16 vite të ndërtimit të saj, kostot dhe frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë...