Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Inva Mula, “Voyage” në Shkodër, sopranoja interpreton kryevepra botërore si dhe këngë tradicionale
Nga Parisi në Shkodër, një udhëtim artistik krej ndryshe, i mbushur me emocione erdhi për publikun shkodran nga sopranoja me famë botërore Inva Mula. Ajo u rikthye në qytetin e saj me “Voyage”, pikërisht në skenën e teatrit “Migjeni”, ku mori duartrokitjet e para të publikut, e prej ku nisi edhe karriera e saj artistike. Nën tingujt e orkestrës simfonike dhe shoqëruar nga pianisti i njohur Genc Tukiçi, Mula interpretoi një përzgjedhje të kryeveprave të muzikës klasike franceze, si edhe këngë tradicionale shkodrane. Një treshe shkodrane sëbashku me dirigjente Elda Laro, i dhuruan qytetit të tyre një mbrëmje plot emocione Pjesë e mbrëmjes u bënë edhe Kori Polifonik “Prenk Jakova”, 12 vjecarja Isabel Eva Poro, si dhe Glerdit Turmetaj që krah sopranos Mula, sollën magji...