Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“260 mln euro u shpenzuan për tallava dhe kulaç”/ Shembja e aksit Qukës-Qafë Plloçë, reagon ‘egër’ deputeti: Kush…?
Deputeti i Mundësia, Erald Kapri, ka reaguar pas shembjes së rrugës Qukës- Qafë Plloçë. Kapri thekson se 260 mln euro janë shpenzuar jo për rrugë, por sipas tij për tallava dhe kulaç. “260 milionë euro janë shpenzuar për propagandë, tallava me kulaç e daulle. Qukës Qafë Plloçë është një nga segmentet më të shtrenjta të ndërtuara ndonjëherë në Shqipëri. Pas 16 vitesh punime, shtyrjesh dhe pritjesh, rruga e sapohapur nuk i ka rezistuar as reshjeve të para. Kush mban përgjegjësi? Kush firmosi studimet gjeologjike, kush pranoi punimet, kush monitoroi cilësinë? Shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të paguajnë për projekte korruptive që pasurojnë hajdutët dhe vënë në rrezik jetën e tyre.”, tha Kapri.