Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nis takimi i Gjenevës, përfaqësuesi i Ukrainës: Duam paqe me të gjithë dhe ndalim të luftës
Delegacioni ukrainas ka filluar bisedimet me këshilltarët evropianë të sigurisë në Gjenevë. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, Andriy Yermak. Yermak konfirmon se takimi i parë përfshinte këshilltarë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania. Takimi i radhës do të jetë me delegacionin amerikan. “Ne jemi shumë konstruktivë. Në përgjithësi, një sërë takimesh në formate të ndryshme janë planifikuar. Ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë për Ukrainën”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është mirë që “diplomacia është aktivizuar” në Gjenevë dhe shpreson që biseda atje të jetë konstruktive. Në një postim në Telegram, Zelensky thotë se shpreson që takimet që po zhvillohen, përfshirë bisedimet e ardhshme me delegacionin...