Plani i paqes Rusi-Ukrainë/ Presidenti Trump: Ukraina, mosmirënjohëse ndaj përpjekjeve tona!

Plani i paqes Rusi-Ukrainë/ Presidenti Trump: Ukraina, mosmirënjohëse ndaj përpjekjeve tona!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me situatën në Ukrainë, vetëm pak minuta pasi presidenti Volodymyr Zelenskyy dha deklaratat e tij të fundit. Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump shkroi: “Udhëheqja e Ukrainës nuk ka shprehur asnjë mirënjohje për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.” Pjesa më e madhe e deklaratës së tij përsërit pretendimet që Trump ka bërë edhe më parë, duke thënë se lufta nuk do të kishte nisur nëse ai do të ishte president, ndërsa kritikoi paraardhësin e tij, Joe Biden. Deklaratat e sotme të Trump pasqyrojnë gjithashtu kritikat e forta që ai ka adresuar ndaj Zelenskyyt më herët këtë vit, gjatë një takimi të tensionuar në Zyrën Ovale, ku Trump e...