Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Legjendë popullore: Djali që mësoi gjuhën e kafshëve
(Prekaz i Epërm, Drenicë) Ish kanë ni çoban, burrë nja nizet vjeç. Aty afër ku i ruejke bagëtinë ni ditë u kall mali. N’midis t’zjêrmit qillon ni gjarpën e s’mujke me dalë pa u kallë. Nisi gjarpni me piskatë. Djali, qi ish tuj kullotë aty afër gjanë, e niu gjarpnin, e muer ni shtagë t’gatë e ja zgati gjarpnit shtagën përte’ zjêrmit. Gjarpni u avit e u kap për shtage edhe djali e çoi shtagën e e qiti n’kët anë ‘zjêrmit edhe e lshoi n’tokë. Kur pshtoi gjarpni, u gzue e i tha djalit:-Ti, qi m’pshtove pej zjêrmit, lyp çka t’lypsh pare, se kam me t’i dhanë.-Jo,-tha djali, -une nuk due pare. T’kam pshtue pse m’u ka dhimtë shpirti yt e s’t’kam pshtue për pare.-Masi...