Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Letra lamtumirëse e Virginia Woolf: Nuk mund të vazhdoj më, po çmendem …
Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lamtumirë për burrin që e bëri të lumtur… Kishte tentuar edhe herë të tjera, por fatkobi i kishte buzëqeshur atë ditë fundmarsi për t’i dhënë fund jetës. Më 28 mars 1941, pasi i shkroi një letër lamtumire të shoqit, Virginia Woolf mbushi xhepat e saj me gurë dhe rrëshqiti në lumin Ouse, në Rodmell. Rodmell ishte një fshat i vogël në Sussex, ku çifti u strehua në momentet më të vështira. Më poshtë letra prekëse që kjo shkrimtare e jashtëzakonshme i lë Leonardit dhe disa nga mendimet e saj më domethënëse. Shumë i shtrenjtë, Ndihem e sigurt se do të çmendem sërish. Ndjej se nuk mund të kalojmë një tjetër nga ato...