Drejtoresha e SHISH në Bruksel, zbulohen detajet e vizitës në selinë e NATO-s

Drejtoresha e SHISH në Bruksel, zbulohen detajet e vizitës në selinë e NATO-s

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, janë mbledhur në Bruksel drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës civile dhe ushtarake nga të gjitha vendet aleate. Shefat e inteligjencës mes tyre edhe drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni morën pjesë në një takim të komiteteve CIC (Civilian Intelligence Committee) dhe MIC (Military Intelligence Committee), si dhe sesioni i përbashkët.Ky takim është zhvilluar në një moment kritik për sigurinë euroatlantike.Pjesëmarrja në këtë mbledhje të rëndësishme ka një peshë strategjike për Shqipërinë, që tregon edhe një herë angazhimin e vendit në bashkëpunimin për sigurinë me aleatët e NATO-s. Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime strategjike mbi çështje kyçe të sigurisë, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, marrëdhëniet e Moskës me Kinën, Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Iranin, si dhe...