Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Moti i keq ‘pushton’ Greqinë perëndimore, shumë zona pa energji elektrike/ Disa bashki shpallin gjendjen e emergjencës
Disa orë pas valës së rëndë të reshjeve që goditi Greqinë Perëndimore, banorët në zonat e prekura vazhdojnë të numërojnë dëmet. Fusha të përmbytura, rrëshqitje dheu dhe fshatra të izoluara është tabloja që shfaqet sot në Epir, Korfuz dhe Kostur. Në shumë komunitete mungojnë ende energjia elektrike dhe uji i pijshëm, ndërsa katër prefektura dhe gjashtë bashki të Epirit janë shpallur zyrtarisht në gjendje emergjence. Në Korfuz edhe pse ekipet e pastrimit punojnë vazhdimisht, reshjet rikthehen herë pas here, duke e mbajtur të lagur dhe të paqëndrueshëm terrenin. Mbrëmë ra sërish shi, jo aq i fuqishëm sa ditët e kaluara, por i mjaftueshëm për të rritur shqetësimin mes banorëve. Në zonat nalore janë krijuar erozione të rrezikshme nën themelet e banesave.Edhe rruga bregdetare është shkatërruar...