Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
21 milionë euro u ‘dorëzohen’ fermerëve, ja sa përfitues marrin financimin nga skema kombëtare e subvencioneve
52.589 fermerë në total në të gjithë vendin kanë marrë financim nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë. Referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intensivisht, ku deri më tani janë shpërndarë 2.1 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro, nga 3.2 miliardë lekë total që është fondi i akorduar për fermerët. Ndërsa pagesat për përfituesit e tjerë janë në proces. Masat e Skemës Kombëtare 2025 përfshijnë 8 masa në total: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); zhvillimin e bletarisë; mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera; kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; fermat organike; certifikimin Global GAP; mbështetje me naftë...