Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shqiptarët braktisin SMS-të, konsumi i internetit celular arrin shifra rekord, ja çfarë po ndodh
Në Shqipëri, mënyra se si qytetarët përdorin telefoninë celulare po ndryshon me ritme të shpejta. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se përdorimi i mesazheve SMS është në rënie, ndërsa trafiku i internetit dhe i thirrjeve po rritet ndjeshëm. Gjatë muajve prill-qershor, janë realizuar rreth 1 miliardë minuta thirrje dalëse nga rrjetet celulare, një rritje e dukshme krahasuar me periudhat e mëparshme. Ndërkohë, numri i SMS-ve të dërguara ka rënë ndjeshëm në krahasim me prill-qershor të vitit të kaluar, duke zbritur në 98 milionë mesazhe. Në të kundërt, trafiku i internetit në rrjetet celulare ka shënuar rritje të vazhdueshme. Konsumi total ka arritur në rreth 62 milionë gigabyte, ndërsa përdorimi mesatar...