Shembja e Qukës-Qafë Plloçë, Blushi: Një tjetër varr monumental korrupsioni prej 260 milion euro

Shembja e Qukës-Qafë Plloçë, Blushi: Një tjetër varr monumental korrupsioni prej 260 milion euro

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në njëkonferencë për shtyp, ka reaguar për bllokimin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçkë. Blushi tha se kjo rrugë është inauguruar 2 muaj më parë nga kryeministri Rama dhe Belinda Balluku, për të cilën është dashur 14 vite për ta ndërtuar me një investim prej 260 milionë eurosh. Deputeti thotë se çdo rrugë e ndërtuar, është dhe do të mbetet një instrument i grabitjes së taksave të shqiptarëve. Reagimi i Tedi Blushit. Shembja dhe bllokimi i rrugës Qukës–Qafë Plloçë, e inauguruar tre herë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku dhe e hapur zyrtarisht vetëm 2 muaj më parë, u shndërrua sot në një tjetër provë ulëritëse të korrupsionit me “rrugët e florinjta” që rrëzohen si thes...