Justin zhduket sërish kur është radha e Hailey-t: xhelozi, sabotim emocional apo një krizë që s’fshihet dot më?

Justin zhduket sërish kur është radha e Hailey-t: xhelozi, sabotim emocional apo një krizë që s’fshihet dot më?

Në vend që ditëlindja e 29-të Hailey Bieber të ishte një festë e qetë dhe e bukur për çiftin më të komentuar të showbiz-it, u kthye në një skenë tjetër të çuditshme, të diskutueshme dhe të përsëritur, ku Justin Bieber u zhduk pikërisht në momentin kur duhej të ishte më i dukshëm se kurrë. Teksa Hailey festonte me stafin e saj të Rhode, Justin nuk u pa askund: as në festë, as në ndonjë postim urimi, as në një gjest minimal të partnerit mbështetës. Asgjë. Heshtje totale. Dhe më pas, kur dikush do të mendonte se ai po ruhej për të shfaqur ndonjë surprizë private apo ndonjë urim publik, doli se Justin thjesht kishte qëndruar në shtëpi duke kënduar në livestream-in e tij. Ndërsa gruaja...