Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pas shembjes së Qukës-Qafë Plloçë, dëmtohet edhe rruga Korçë-Ersekë. Kushtoi 80 milionë euro
Plasaritje të mëdha janë evidentuar në aksin Korçë-Ersekë pikërisht në vendin ku një vit më parë pati rrëshqitje toke. Aktualisht aksi është i qarkullueshëm ndërsa nuk dihet nëse plasaritja do të shkojë edhe më tej në strukturë. Kujtojmë se ndërtimi i rrugës ka kushtuar 80 milionë euro, ndërkohë që çështja është në hetim nga SPAK.