Reshjet e dendura shkaktojnë kaos, uji ‘mori me vete’ dhjetëra vetura të parkuara në shtratin e një lumi në Budva të Malit të Zi

Reshjet e dendura shkaktojnë kaos, uji ‘mori me vete’ dhjetëra vetura të parkuara në shtratin e një lumi në Budva të Malit të Zi

Reshjet e dendura të shiut në Budva kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme gjatë orëve të fundit. Si pasojë, siç raportojnë mediat vendase, uji “ka marrë me vete” edhe dhjetëra automjete të parkuara në shtratin e thatë të një lumi në qendër të qytetit, përcjell Telegrafi. Siç edhe shihet në pamje, ujin ngrihet me shpejtësi dhe mbart çdo gjë që gjen përpara. Kjo zonë thuhet se shfrytëzohet prej vitesh si parking i madh, pasi në Budva mungojnë hapësirat e mjaftueshme për parkim dhe në qytet janë ngritur qindra ndërtesa të reja. Përmbytjet kanë goditur rëndë edhe disa lagje të tjera, ku rrugët janë kthyer në lumenj të vegjël dhe qarkullimi është bërë thuajse i pamundur. E banorët e zonës thonë se ndërtimet e shumta kanë bllokuar...