Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Lapaj: Tenderat bëhen me telefon dhe fituesi dihet
Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka publikuar një video nga rruga Qukës – Qafë Plloçe, e cila sot është bllokuar totalisht për shkak të rrëshqitjes së një masivi të madh shkëmbor. Në video, ku Lapaj shfaqet pikërisht në rrugën e bllokuar thotë se “jeta e qytetarëve rrezikohet kur tenderat bëhen me telefon dhe përfituesi dihet”. “Kur tenderat bëhen me telefon, e kur përfituesi dihet pa u shpallur procedura, e kur hekuri mungon në beton, jeta e qytetarëve rrezikohet! Sot fati ka dashur që një shqiptar, apo disa të kenë shpëtuar, pasi masivi i madh shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë ka shkarë që në shiun e parë. Kujtoj që për këtë rrugë janë dashur plot 14 vite për t’u ndërtuar dhe plot 260 milionë...