Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vlora Hyseni përkrah liderëve të inteligjencës të NATO-s në Bruksel: Shqipëria forcon rolin e saj në sigurinë euroatlantike
Më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mblodhi në selinë e Aleancës në Bruksel drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës civile dhe ushtarake nga të gjitha vendet aleate. Ky takim i komiteteve CIC (Civilian Intelligence Committee) dhe MIC (Military Intelligence Committee), si dhe sesioni i përbashkët, vjen në një moment kritik për sigurinë euroatlantike. Shqipëria u përfaqësua nga Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Pjesëmarrja në këtë mbledhje të rëndësishme ka një peshë strategjike për Shqipërinë, që tregon edhe një herë angazhimin e vendit në bashkëpunimin për sigurinë me aleatët e NATO-s. Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime strategjike mbi çështje kyçe të sigurisë, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, marrëdhëniet e Moskës me Kinën, Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Iranin, si...