Moti i keq, Policia Rrugore apel drejtuesve: Respektoni sinjalistikën dhe pajisuni me goma dimërore

Moti i keq, Policia Rrugore apel drejtuesve: Respektoni sinjalistikën dhe pajisuni me goma dimërore

Moti i keq me reshje shiu në të gjithë vendin dhe reshje dëbore në disa zona, ka bërë që të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ardhjen në ndihmë të përdoruesve të rrugës në rast nevoje. Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me entet pronare të rrugëve dhe me firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore Gjithashtu, të gjithë drejtuesit e mjeteve të rrisin kujdesin në të gjitha akset rrugore, të vendosin rripin e sigurimit, të...