Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Reshjet e dëborës në Qafë Thore-Theth, vijon puna për pastrimin e segmentit rrugor
Reshjet e dëborës që kanë rënë në disa zona malore të vendit kanë bërë që disa rrugë të vendit të jenë nën pushtetin e dëborës. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga aksi Qafë Thore-Theth, ku thekson se grupet e punës ndodhen në terren për pastrimin e aksit dhe vijimin e qarkullimit për banorët dhe vizitorët “Puna në aksin rrugor Qafë Thore–Theth për pastrimin e dëborës, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt dhe të pandërprerë për banorët dhe vizitorët”, shkruan Rama në rrjetet sociale.