Lëvizte me armë me vete në makinë, pranga 23-vjeçarit nga Shkodra, isekuestrohet edhe kanabis

Lëvizte me armë me vete në makinë, pranga 23-vjeçarit nga Shkodra, isekuestrohet edhe kanabis

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës për armëmbajtje pa leje. Xhordan Cafi u arrestua në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë teksa lëvizte me një makinë tip BMW. Blutë sekuestruan pistoletën dhe një sasi kanabisi që gjetën në shtëpinë e të riut në banesën e tij në lagjen “Salo Halili”. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një të ri që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”. Si rezultat i operacionit, në aksin...