I biri vrau policin 1 vit më parë, arrestohet 57-vjeçari në Fier, i kapet pistoletë dhe fishekë

I biri vrau policin 1 vit më parë, arrestohet 57-vjeçari në Fier, i kapet pistoletë dhe fishekë

Policia e Fierit ka arrestuar Petrit Mernica 57-vjeç, i cili u kap duke lëvizur me pistoletë me vete. Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se Mernica kishte gjithashtu edhe 2 krëhëra me fishekë. 57-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vrasja, ndërsa mësohet se ai është babai i Azgan Mernicës që vrau policin e Shqipnjave në Fier, 1 vit e gjysëm më parë. “Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të...