Anëtarësimi në BE, Rama: Ngjarja e vetme ku do ndihesha i kënaqur pa kushte

Anëtarësimi në BE, Rama: Ngjarja e vetme ku do ndihesha i kënaqur pa kushte

Kryeministri Edi Rama deklaroi  se ngjarja e vetme, e cila do ta bënte atë plotësisht të kënaqur do ishte momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë podkastit “Flasim”, Rama theksoi se në jetën e tij politike dhe personale rrallëherë ka përjetuar kënaqësi të plotë për arritjet e bëra, duke theksuar se “vuan nga pakënaqësia” dhe dëshira për t’i bërë gjërat më mirë. “Vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë. Ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë. Në distancë perceptimi është ndryshe, por unë vuaj nga pakënaqësia”, u shpreh Kryeministri. Shefi i qeverisë theksoi se pakënaqësia lidhet me faktin që gjithmonë mendon se mund t’i kishte bërë gjërat më mirë. “Jam i pakënaqur me...