Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘25 banesa kanë prani uji në Fier’, Ministria e Mbrojtjes: 220 hektarë tokë bujqësore e përmbytur në Lezhë
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat për 24 orët e fundit teksa raporton se situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk. SITUATA SIPAS QARQEVE QARKU VLORË Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulje. Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës...