Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Babai shembull për djemtë tanë”, Çiljeta dedikim emocionues Alban Hoxhës: S’u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë
Portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, feston sot 38-vjetorin e lindjes, një ditë e veçantë jo vetëm për të, por edhe për familjen e tij. Partnerja e tij, këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ka ndarë në Instagram një dedikim të veçantë, ku shpreh mirënjohjen dhe dashurinë për rrugëtimin që kanë bërë së bashku. Në postimin, ish konkurrentja e Ferma VIP, e përshkruan lidhjen e tyre si një histori jo të thjeshtë, të mbushur me sfida, por edhe me dashuri të vërtetë, përqafime që shërojnë gjithçka dhe stuhitë që nuk kanë mundur ta rrëzojnë marrëdhënien e tyre. Ajo vlerëson burrërinë e Alban Hoxhës, përkushtimin e tij si baba dhe partner, si dhe karakterin e tij të fortë, duke i uruar që familja e tyre të rritet e...