Aksident në Dibër, përplasen 2 makina, lëndohen 5 persona

Aksident në Dibër, përplasen 2 makina, lëndohen 5 persona

Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Trepçë të Dibrës. Policia bën me dije se nga përplasja e 2 mjeteve, kanë mbetur të lënduar 5 persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 09:30, në fshatin Trepçë, janë përplasur dy automjete të tipit “Benz”, me drejtues shtetasit D.D., 22 vjeç, dhe J.B., 48 vjeç. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe tre pasagjerë, shtetasit K.M., J.B. dhe G.B., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv