Rama: Unë vuaj nga pakënaqësia. Jam i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen

Rama: Unë vuaj nga pakënaqësia. Jam i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen

“Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim”, teksa ka shtuar se lumturinë e tij do e shijojë vetëm kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. “Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë. Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj...