EMRAT – Hidhin në treg euro të falsifikuara, arrestohen 4 të rinj, një nga Shkodra, në kërkim një tjetër

Katër persona që bashkëpunonin në formën e një grupi kriminal janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi hidhnin në treg kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.
Në pranga u vunë shtetasit Alesio Brungaj, 19 vjeç, banues në Shkodër; një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë; Serxhio Lala, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Enis Aliaj, 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P, 19 vjeç, banues në Krujë.
Sipas policisë shtetasit Serxhio Lala, Enis Aliaj. dhe i mituri u kapën në flagrancë në momentin që po tentonin të tërhiqnin në një postë në Tiranë, 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.
Këto dërgesa kryheshin nga shtetasi Alesio Brungaj, i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!