Afera 190 milionë euroshe, urdhrat që jep Balluku për tunelin e Llogarasë: Ta vë para përgjegjësisë ‘mustaqen’, por…

Afera 190 milionë euroshe, urdhrat që jep Balluku për tunelin e Llogarasë: Ta vë para përgjegjësisë ‘mustaqen’, por…

Janë bërë publike mesazhet e Belinda Ballukut, tashme te pezulluar nga detyra me vartësin, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”. Në bisedat mes tyre, kreu i ARRSH-se, Evis Berberi i kërkon, ministres se Infrastruktures, Belinda Ballukut që të lërë një datë fikse për të zhvilluar takimin me turkun Abdulkadir Kart, të cilit i drejtohet si “plaku i ASL”, që të firmosë, duke shtuar se ky i fundit kishte nënën e tij në intubim. “Pse gjalle e ka nënën ai?”, i drejtohet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa Evis Beberi i përgjigjet: “Po hë pra gjallë e paska”, por më pas e lajmëron që “Vdiq e ëma e ASL, me shumë mundësi vjen të hënën”. Ndërsa, Belinda Balluku i kthen...