Shkëputet masivi shkëmbor dhe bllokon rrugën në Qukës- Qafë Plloçë

Screenshot

Një shembje masive dherash dhe shkëmbinjsh bllokuan totalisht aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, dy muaj pas inaugurimit. Shembja ka ndodhur në afërsi të tuneleve duke e bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm për automjetet.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Pas shirave të shumtë që ranë ditët e fundit është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit. Pas situatës kritike, kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendose në përdorim një bypass provizor për kalimin e mjeteve. Kjo është problematika më e madhe e regjistruar në këtë aks, pas problemeve të tjera të regjistruar më herët.Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni. Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Shembjet e përsëritura ngrenë dyshime të forta për mënyrën e projektimit të rrugës, për mbikëqyrjen dhe cilësinë e ndërtimit. Rruga që u trumbetua si një investim strategjik që do të lidhte Perëndimin me Lindjen po kthehet në shembull të keqmenaxhimit të fondeve publike për ndërtimin e saj.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”