Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi/ Pesë persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi në afërsi të fshatit Treçe, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e tjerë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur dërgimin e personave të plagosur drejt spitalit rajonal të Peshkopisë ku kanë marrë ndihmën e parë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Sipas mjekëve të këtij spitali, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Njoftimi i policisë:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Rreth orës 09:30, në fshatin Trepçë, janë përplasur dy automjete të tipit “Benz”, me drejtues shtetasit D.D., 22 vjeç, dhe J.B., 48 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe tre pasagjerë, shtetasit K.M., J.B. dhe G.B., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.