Emra/ Përdori dokument të falsifikuar si vëzhgues, dërgohen në gjyq funksionarët partiakë dhe punonjësja e KQZ-së

Emra/ Përdori dokument të falsifikuar si vëzhgues, dërgohen në gjyq funksionarët partiakë dhe punonjësja e KQZ-së

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për tre persona, të cilët përdorën dokumente të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku janë tre personat të cilët u dërguan për gjykim. Përdorën dokumente të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit 2025, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq funksionarët partiakë dhe punonjësen e KQZ-së Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.P., për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore’ parashikuar nga nenet 186/2 dhe 246/1 i Kodit Penal si dhe G.D. dhe M.X për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në...