EMRAT-Përdorën dokumente false në zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria dërgon në gjyq funksionarët partiakë dhe punonjësen e KQZ

EMRAT-Përdorën dokumente false në zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria dërgon në gjyq funksionarët partiakë dhe punonjësen e KQZ

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 3 persona. Arlind Papa, Gëzim Demiraj dhe Migena Xibinaku akzuohen për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore’. Nga hetimet rezultoi se Pepa ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’ me dokument ‘badge’ të KQZ-së, i cili ishte i falsifikuar. Ai ka deklaruar se është Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe përveç kësaj qendre, kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë. Ai shtoi se dokumenti si vëzhgues iu dha nga Demiraj  i cili është me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë një ditë para zgjedhjeve. Ai pretendoi se e...