Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Në kërkim për vjedhjen e një makine, arrestohet 46-vjeçari në Lushnjë
Dy persona nga Lushnja kanë rënë në prangat e policisë. Xheni Xhumari alias Shkëlzen Xhumari, 46 vjeç është arrestuar pasi ishte në kërkim për vjedhjen e një makine në muajin maj. Ndërkohë në kërkim është bashkëpunëtori i tij 31-vjeç. “Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier dhe të Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit vunë në pranga shtetasit: -Xh. Xh. alias Sh. Xh., 46 vjeç, banues në Karbunarë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilin Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin I. S.,...